20:16 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Votat me kusht ia sjellin fitoren AAK-së edhe në Istog

Janë numëruar 100 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Istog – me përjashtim të atyre me kusht, me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Lidhjes Demoratike të Kosovës për kryetar për Istogut, Haki Rugova, po udhëheq me 671 vota.

Kreu aktual i komunës ka marrë 9.247 vota në garën përballë kundërkandidatit të tij nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

Kandidati i AAK’së ka marrë 8.576 vota, sipas KQZ’së.

Diferenca prej 671 votash mes Rugovës dhe Dreshajt do të përmbyset nga votat me kusht dhe votat e tjera që ende nuk janë numëruar, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Bëhet fjalë për 407 vota me kusht, dhe 1.334 vota me postë.

KQZ ka thënë se brenda pak ditësh do të fillojë numërimi i votave me kusht, i atyre të personave me nevoja të veçanta si dhe votave përmes postës.