08:30 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Votat me kusht mund ta përmbysin rezultatin”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, pret përmbysje të rezultatit në Prizren.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai beson se votat me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin aktual në këtë komunë. “Matematikisht ka gjasa që të ndryshohet rezultati”, është shprehur ai.

Totaj ka bërë me dije se në këtë rezultat të papritur ka ndikuar mosfunksionimi i koalicionit me Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) të Mahir Jagxhillarit, në anën tjetër mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta votuar kundërkandidatin e tij.

Sipas Totajt, rezultati tregon se KDTP-ja nuk e kishte elektoratin nën kontroll dhe në fund e votoi kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.