08:27 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

Votat me kusht: Qemajl Aliu merr 3 vota më shumë se Naim Ismajli

Me rezultatet përfundimtare të numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Shtime, del se dy kandidatët kanë rezultat të ngushtë, shkruan IndeksOnline.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu,  mori 40 vota.

Kurse, kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim ismajli, mori 3 vota më pak, pra 37 sosh.

I fundit u rëndit kandidati i LDK-së, Bedri Zeqiri me 3 vota.

Ndërsa, për Kuvend Komunal e para u rëndit LVV me 33 vota dhe PDK me 26 vota./IndeksOnline/