Votat nga publiku në EA Sports, Vedat Muriqi përfshihet në formacionin e sezonit në La Liga
Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin e sezonit në La Liga.
Muriqi është votuar nga tifozët në mesin e më të mirëve të këtij sezoni në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Indeksonline
“Pirati” është përfshi në 11-shen më të mirë dhe në sulm është përkrah dyshes: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Kujtojmë që Muriqi ka shënuar 22 gola këtë sezon në La Liga./Indeksonline/

