13:40 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Votohet edhe projektligji i tretë i FSK-së, për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në shqyrtim të parë projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 96 vota pro, deputetët kanë votuar edhe projektligjin e tretë për FSK-në, e i cili së bashku me dy projektligjet e tjera, janë të rëndësishme për krijimin e Ushtrisë.

Ndryshe, gjatë kësaj seance, deputetët kanë votuar me shumicë votash edhe dy projektligjet e para, atë të për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat do mundësojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës./Indeksonline/