Voton Arban Abrashi (Video/Foto)
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi po voton në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
Pas votimit, Abrashi ka ftuar gjithë qytetarët të dalin sa më masivisht në zgjedhje, transmeton Indeksonline.
“Faleminderit shumë të gjithëve për përcjelljen dhe përkrahjen time gjatë këtyre ditëve. Unë sa votova për raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve dhe ftojë gjithë qytetarët e Prishtinës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ftojë gjithë ata që nuk kanë dal të votojnë, të dalin sa më masivisht sot”, ka thënë Abrashi.
Ndryshe, Abrashi po kandidon kundër Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes./Indeksonline/