10:17 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Voton kryeministri Haradinaj: Kosovën po e presin shumë punë (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj kanë kryer obligimin e tyre qytetar duke votuar në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Pasi ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë, ai ka thënë se raundi i dytë i votimit është moment i rëndësishëm po aq sa raundi i parë.

http://

Haradinaj ka thënë se dalja është shumë e rëndësishme, pasi që Kosovën po e presin punë të rëndësishme, transmeton Indeksonline.

“Dalja është shumë e rëndësishme, Kosovën po e presin shumë punë. Por, ata që marrin përgjegjesi duhet të kenë legjitimitetin e qytetarëve”, ka thënë ai pas procesit të votimit./Indeksonline/