12:18 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Voton Ragip Begaj, fton qytetarët të dalin masivisht të votojnë

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës, Ragip Begaj sapo e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për të votuar.

Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në vendlindjen e tij në fshatin Banjë të Malishevës.
Me këtë rast, Begaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Malishevës të dalin në mënyre masive dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Begaj ka udhëhequr Malishevën në katër vitet e fundit, ndërsa në zgjedhjet e 22 tetorit ka dalë bindshëm kandidati i votuar më mbi 42% të votave në komunën e Malishevës.