06:05 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Voton sot Maqedonia

Sot nga ora 07:00 kanë filluar votimet për zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Të drejtë vote kanë më shumë se 1 milionë e 800 mijë votues, të cilët do të mund të votojnë deri në ora 19:00.

Votimet do të mbahen për zgjedhjen e udhëheqësve lokalë në 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa komuna me numrin më të madh të votuesve është Shkupi.

Kujtojmë se të dielen e ardhshme në Kosovë do të organizohen zgjedhjet lokale, ku për monitorimin e tyre do të përkujdesen KQZ dhe OSBE-ja. Ndërsa edhe Prokuroria ka deklaruar se është mobilizuar për këtë gjendje që të përfundojë krejtësisht në rregull.