22:02 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vozitësi kosovar që ka gjoba të komunikacionit në vlerë mbi 16 mijë euro (Foto)

Tashmë të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë vozitës të ndonjë automjeti mund të  shoshin se sa janë gjobat e tyre të komunikacionit.

Formulari në fjalë është ‘online’ duke dhënë të dhënat personale dhe duke marrë si rezultat të gjitha informacionet se kur jeni gjobitur, sa është shuma e gjobës dhe gjithçka tjetër.

Por ajo çfarë ka publikuar dikush në rrjetet sociale është shumë interesante. Vetëm një person, inicialet e të cilit janë K.R,  ka arritur që të mbledhë gjoba të komunikacionit në vlerë 16 mijë e 450 euro dhe disa të tjera të dërguara në Gjykatë.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, kuptohet se të gjitha këto gjoba personi në fjalë i ka për vetëm dy vite, që nga nëntori i vitit 2016.

Këtu mund të jepni të dhënat e juaja personale dhe të shihni gjobat në komunikacion:  http://www.kosovopolice.com:85/login