08:51 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Voziti i dehur dhe pa patent shofer, mitrovicasit i pengojnë policët, një e bën për spital

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, saktësisht në rrugën Emin Duraku është arrestuar një person.

I njëjti ishte duke vozitur në gjendje të dehur dhe pa patent shofer, shkruan Indeksonline.

Ai kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor, ku njëri ka marrë lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Të dyshuarit në veturë i është konfiskuar edhe një pistoletë me një fishek dhe një qese me substancë të dyshuar.

“Rr. Emin Duraku, Mitrovicë 02.06.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ishte duke vozitur automjetin. I dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor. Në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një qese me substancë të dyshuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet në ndalim policor deri në këndellje e më pas të intervistohet”.