09:19 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vranë 47-vjeçarin, arrestohen pas një viti dy vëllezërit shqiptarë

Policia e Lezhës ka mundur të vërë në pranga vetëm një vit pas vrasjes së 47-vjeçarit Genci Mehillaj, autorët e krimit që janë dy vëllezër.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “One Year” janë arrestuar Lin Mujeci, 38 vjeç dhe Kreshnik Mujeci, 30 vjeç nga Torovica e Lezhës.

Operacioni është zhvilluar nga sektori i krimeve të rënda të policisë së Lezhës, në bashkëpunim me FNSH TIranë, pas një informacioni të marrë në rrugë policore, raporton TCH.

Dy vëllezërit janë autorë të vrasjes së G.M, 47 vjeç në fshatin Mali Jushit në Shkodër. Ngjarja e rëndë erdhi si pasojë e një konflikti mes palëve disa ditë para krimit në fshatin Torovicë. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.