10:25 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. M.

Vrapuan 108 km, arrijnë në Prekaz pjesëtarët e Njësisë Speciale

Pjesëtarët e Policisë kanë arritur në Prekaz, pas vrapimit  108 km në nderim të Adem Jasharit dhe festës kombëtare!

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës së bashku me disa vullnetarë, mbrëmë janë nisur nga shtatorja e Zahir Pajazitit, në qendër të Prishtinës, drejt Prekazit të Adem Jasharit.

Komandanti i NjSI, majori Alban Jetullahu tregoi për Indeksonline arritjen në Prekaz. Sipas tij, kjo ishte maratonë pa qëllim garues, por event përkujtues.

Vrapimi ka zgjasë rreth 15 orë. /Indeksonline/