21:10 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Vrapues nga 18 vende të botës marrin pjesë në Trail Maratonën e parë ndërkombëtare “Prishtina Trail Marathon”

Klubi i vrapimit “XTrailers – fun run” ka planifikuar organizimin e ‘Prishtina Trail Marathon 2019’ me datën 26 maj 2019 në parkun e bukur të Gërmisë në Prishtinë.

Kushtrim Zebica nga Komiteti Organizativ i “Prishtina Trail Marathon 2019” theksoi se të gjitha përgatitjet për garën e cila do mbahet nesër janë bërë nga një ekipe e të rinjëve vullnetar, entuziastë me fusha të ndryshme të profesioneve.

Klubi XTrailers me këtë garë e ka vendosur Kosovën, përkatësisht Prishtinën në hartën gjeografike të garave sportive ndërkombëtare dhe natyrisht që kjo na bënë të ndjehemi të lumtur që po arrijmë të jetësojmë vizionin dhe misionin e klubit.
Jemi të kënaqur me numrin e madh të pjesëmarrjes së vrapuesëve nga vendi dhe na ka befasuar pjesëmarrja e lartë e vrapuesve nga 18 shtete të ndryshme të botës.

Ai sçaroi se ‘Prishtina Trail Maraton’ është maratona e parë e vrapimit në shtigje malore që organizohet në Kosovë me karakter ndërkombëtar sepse është e regjistuar në International Trail Running Association (ITRA) dhe objektivi i klubit është të bëhet aktivitet tradicional. Kjo garë do të organizohet në katër kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provojë vetveten në një garë rezistence, por pse jo edhe të fitojë. Në kategorinë “XTrailers Kids”, marrin pjesë fëmijët. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë rekreative dhe motivuese se sa garuese. Ndërsa, gara e vërtetë zhvillohet në 3 kategoritë e tjera Maratona (42 km), Gjysmë Maratona (21 km) dhe “XTrailers – fun run (10 km). Shtigjet e vrapimit janë mjaftë sfiduese të rrethuara me peisazhe të bukura të Gërmisë dhe përveç të apasionuarve pas vrapimit dhe sportit pritet të marrin pjesë edhe profesionistë. Në të gjitha kategoritë për tri vendet e para do të ndahen shpërblime sidhe shpërblime simbolike me ushqim dhe pije për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Ndërsa, Menda Zymberi poashtu nga Komiteti Organizativ theksoi se veçantia e kësaj maratone është motoja “Run Green. Run Clean” (Vrapo gjelbërt, Vrapo pastërt). Mjetet e fituara nga ky aktivitetet do të destinohen për shtimin e hapësirave të gjelbërta, dhe përmes kësaj do të ketë përfitime mjedisore dhe sociale. Kjo ditë përveç një ngjarje sportive për garuesit, do të jetë edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen aktivitete muzikore në shenjë falenderimi dhe përkrahje për pjesëmarrës me energji pozitive të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.
Falenderojmë të gjitha institucionet publike, bizneset për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në realizimin e kësaj gare dhe jetësimin e motos së saj. Gjithashtu edhe numrin e madh të vullnetarëve të cilët janë mbështetës të mëdhenj të organizimit të kësaj gare.