15:10 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Vrasës i heshtur”, celulari me timonin në dorë

Përdorimi i celularit ndërkohë që je duke drejtuar automjetin është një vrasës i heshtur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera në BE dhe SHBA.

Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Mitat Tola i tha RTV Ora se po punojnë për propozimin e një norme të barabartë me ‘drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit’, por në këtë rast të quhet ‘përdorimi i mjetit nën ndikimin e celularit’.

Policia Rrugore po punon që të ashpërsohen akoma më shumë masat për ata drejtues mjeti që kapen duke folur me celular në timon.

Tola solli shembullin e Italisë, ku nëse një drejtues mjeti është përsëritës në përdorimin e celularit në timon i pezullohet leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj.