23:46 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vrasësi i 8 personave lajmërohet në Facebook [Foto]

Një masakër ka ndodhur sot në orët e pasditës në fshatin Resulaj të Vlorës, ku tetë persona janë qëlluar për vdekje ndërsa gjashtë janë plagosur.

Ridvan Zyka, 24 vjeç është vrasësi i cili pamëshirshëm që vrau kurshërinjtë e tij përshkak të një problemi banal, e që është “futja e pulave në oborrin e huaj”.

Pas kësaj ngjarje, policia shqiptare po vazhdon që ta kërkon të dyshuarin, mirëpo deri në këtë kohë i njëjti është ende në arrati.

Megjithatë, 24 vjeçari është lajmëruar përmes rrjetit social “Facebook-ut”. Disa komentues i kanë shkruajtur Zykes për gjestin krimin e rëndë që ai ka bërë, ndërsa ky i fundit iu ka dhënë atyre një përgjigje aspak të hijshme, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, hetuesit po vijojnë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Më poshtë foton: