22:42 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vrasësi-përdhunues i britanikes: Kishte fund të shkurtër, ndaj…

Një person i arrestuar në Liban, me akuzën e përdhunimit dhe të vrasjes së diplomates britanike Rebecca Dykes, i ka shpjeguar policisë se kishte vendosur ta sulmonte të renë sepse “ishte e këndshme dhe mbante veshur një fund të shkurtër”.

Vrasësi Tarek Hawchieh, 29-vjeçar, një shofer i Uber, shtoi se “vendosa ta përdhunoj, sepse ishte e lehtë pasi ishte e huaj”. Trupi i 30-vjeçares është gjetur në një cep të rrugës në Bejrut në 17 dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga “Mail Online”, i cili citon një burim të policisë libaneze. Fati i 30-vjeçares ishte vendosur nga momenti kur kishte hipur në makinën e autorit, i identifikuar si Tarek Hawchieh 29 vjeç, taksist, i cili u arrestuar 48 orë më pas dhe duket se ka rrëfyer thuajse menjëherë që e kishte vrarë vajzën nga Britania, pasi ishte filmuar nga kamerat e sigurisë dhe nga gjurmët virtuale të kontaktit përmes aplikacioneve në iphone mes të dyve.

Hawchieh punonte si taksist prej 10 ditësh dhe i ishte dhënë ajo punë falë një certifikate, ku theksohej se nuk kishte precedentë penalë, edhe pse kishte qenë bë burg dy herë. Sipas “Mail Online”, autori ka qenë në burg 6 muaj e 10 ditë për vjedhje të një motoçiklete dhe kohët e fundit për krime të lidhura me drogën.

Po ashtu, gazeta britanike në versionin e saj online, ka publikuar edhe disa fotot të marra nga profili në “Facebook” i të dyshuarit dhe në një nga fotot, duket duke mbajtur në krah një armë. Sipas asaj që tregojnë miqtë e “killerit”, të cituar gjithnjë nga e përditshmja angleze, gruaja, me kombësi nga Etipopia, është aktualisht në burg për shkelje të vizës. /GSh