07:13 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vrasja e 11 vjeçarit, aksion simbolik para stacionit policor në Fushë Kosovë

Një grupi i aktivistëve të Fushë Kosovës sot kanë paralajmëruar një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 11-vjeçarit.

Në njoftimin e këtij grupi thuhet se “vrasja e fundit e 11-vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata”.

Aksioni simbolik fillon nga ora 15:30 para stacionit policor ne Fushë Kosovë.

11 vjeçari ishte gjetur i vdekur pranë një objekti banesor.

Lidhur me vrasjen e tij, Policia ka arrestuar 20 vjeçarin S. Osmani./Indeksonline/