16:14 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / MSH

Vrasja e 35 vjeçares shtatzënë, protestohet në Prishtinë

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është duke u protestuar pas vrasjes së 35 vjeçares, Hamide Magashi.

Nën thirrjen “Sot unë, nesër kush?”, dhjetëra protestuar janë mbledhur duke fërshëllyer në sheshin e kryeqytetit.

E ndjera u vra dje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, nga bashkëshorti i saj.

Ajo ishte shtatzënë.