11:09 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Vrasja e Bajram Qelit në Ferizaj, Leonit Muhaxheri dënohet me 17 vjet burg

Gjykata në Ferizaj e ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Leonit Muhaxherin për vrasjen e Bajram Qelit dy vite më parë.

Muhaxheri akuzohej se me 4 shtator 2020, rreth orës 20:08, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Bajram Qelin.

Muhaxheri e kishte privuar Qelin nga jeta me një thikë duke e goditur disa herë./Indeksonline/