10:35 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Vrasja e çiftit në Prizren, policia tregon detaje të reja

Durim Hadri dhe Suada Hadri, nga Prizreni, u gjetën të vdekur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tyre në Prizren.

Çifti bashkëshortor që kishte ardhur para tri ditësh nga Suedia në vendlindje, u gjet pa shenja jete, ndërsa rasti sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë, transmeton IndeksOnline.

Sipas prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë sot policia.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prizrenit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/