Vrasja e Jetmirit në kazino, polici Shefki Spahiu dënohet me burgim të përjetshëm
Polici Shefki Spahiu është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e 32- vjeçarit Jetmir Aliaj në kazino në Suharekë, raporton IndeksOnline.
Spahiu do të vazhdojë të qëndrojë në Qendrën e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Gjykimi u mbajt në Gjykatën Themelore në Prizren./IndeksOnline/