14:34 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Vrasja e katërfishtë, Vitia shpall të premten ditë zie, anulohen të gjitha aktivitetet për Vitin e Ri

Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie të premten, pas vrasjes 4 personave të familjes Zuka.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Vitisë thuhet se nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit.

“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të saj nga Pozherani, ka prekur thellë institucionet komunale dhe qytetarët e Komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte, më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie”, thuhet në njoftim.

Komuna e Vitisë, po ashtu ka marrë vendimin që të të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.