10:38 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Vrasja e Oliver Ivanoviq, Apeli refuzon ankesat e të dyshuarve

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021 është vërtetuar dhe  kjo çështje penale do të vazhdoj sipas rregullave të procedurës penale. 

Të pandehurit,  po akuzohen nga ana e Prokurori Special për  një serë veprash vepra penale të ndërlidhura si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  nga neni 283 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK); “Vrasje e rëndë”  nga neni 179 par.1.9 të KPRK-së;  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me par.1 të KPRK, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”  nga neni 374 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPR –së.

Kolegji prej tre anëtaresh i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë,  ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të pandehurve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, si të pabazuara, meqë nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara ligjore, që determinojnë diçka të tillë.