09:13 / E Hënë, 27 Mars 2023 / L K

Vrasja e rojes në Top Channel reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj ngjares së rendë ku si pasojë ka mbetur i vrarë një roje e Top Channel-it.

Rama kërkojë përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese, e po ashtu shprehi ngushëllime familjes së viktimës.

Postimi i plotë:

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ngjarja e rendë me kallashnikov ku ka mbetur i vdekur 60-vjecari Pal Kola, ka ndodhur rreth orës 01:00.

Ndërsa, ende nuk dihen arsyet që quan deri të kjo vrasje./IndeksOnline/