75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 27 Mars 2026 / Z S

Vrasja makabre e Liridona Ademajt/ Naimi, Kushtrimi e Graniti me pranga në duar hynë në sallën e gjykimit

Edhe gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës së djeshme, Naim Murseli ka deklaruar se grabitësi kërkoi vetëm telefonat dhe paratë nga ta.

“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli.

No description available.

Po ashtu i akuzuari, Granit Plava para trupit gjykues dha detaje lidhur me ngjarjen që çoi deri në vrasjen e Liridona Ademajt.

Ndërsa sot pritet të dëshmojë i akuzuari Kushtrim Kokalla.

No description available.

Liridona Ademaj u vra, më 29 nëntor të vitit 2023 në orën 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës./Indeksonline/