14:59 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vrasja në Berlin, thellohet kriza diplomatike, Rusia dëbon dy zyrtarët gjermanë

Thellohet kriza diplomatike midis Rusisë dhe Gjermanisë, që nisi pas vrasjes së një separatisti çeçen në Berlin. Moska thërriti ambasadorin gjerman për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve të tij nga Rusia.

Ministria e Jashtme e qeverisë së Angela Merkelit reagoi menjëherë për këtë vendim, të cilin e konsideroi të gabuar dhe të pajustifikuar.

Por Moska përgënjeshtroi Berlinin, duke theksuar se kërkoi prej kohësh ekstradimin e atij, që presidenti Vladimir Putin e konsideronte një bandit dhe terrorist antirus.

Ndërkohë, hetuesit gjermanë vazhdojnë të shqyrtojnë historinë e spiunazhit të vitit. Për mediat ndërkombëtare, vrasja e çeçenit në zemër të Berlinit, konfirmon ekzistencën e një skuadre vrasësish, të cilën Putini e përdor për të eliminuar disidentët nëpër botë.