17:51 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Vrasja në Dardani, trupat e pajetë largohen nga vendi i ngjarjes

Tre trupat e pajetë të familjes Krasniqi janë nxjerrë nga banesa ku ka ndodhur ngjarja tragjike sot në lagjen Dardania në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.

61 vjeçari Hasan Krasniqi dyshohet se ka vrarë gruan dhe nusen e djalit të tij, ndërsa dëshmitare e këtij rasti ka qenë mbesa e tij 2 vjeçare, e cila është larguar menjëherë nga vendi ku edhe është kryer vrasja.

Trupat e pajetë të dorasit Hasan Krasniqit, Hysnije Krasniqit dhe Remzie Krasniqit janë nxjerrë nga ekipet e forenzikës të cilat për më gati katër orë kanë qenë në vendngjarje. /Indeksonline/