17:29 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Vrasja në Gradicë të Drenasit/Vdes në QKUK edhe Bekim Muja që mbeti i plagosur para 9 dite

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, i cili po qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë natën e 6 prillit në pyll.

Burime të IndeksOnline nga QKUK-ja kanë bërë të ditur se, Bekimi sot pas shumë përpjekje të mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij Burim Klinaku.

“Sap morra lajmin se paska vdekë Bekim Muja ishall allhu e ka dergu në lule të xhenetit do të na mungon”, ka shkruar ai në Facebook.

Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.

Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve Bardiqi e  Muja  nga  Gradinca e Drenasit.

Rastin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 “Rreth orës 20:30 Policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar”, kishte thënë zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për IndeksOnline.

Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Gradicë të Drenasit gjendjen në paraburgim.Kjo pasi Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B.  dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë.

Rasti sipas Prokurorisë dyshohet se ka ndodhur pasi që i dyshuari XH. B. ka dëgjuar zhurmën e një motor-sharre duke prerë dru, kështu ka marrë djalin e tij A. B. dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kanë shkuar në vendngjarje ku me pushkën në fjalë ka privuar nga jeta viktimën A. M. – 15 vjeçar, ndërsa ka lënë rëndë të plagosur të dëmtuarin B. M., babin e tani të ndjerit, i cili tani është në gjendje kome në QKUK./IndeksOnline/.