23:49 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vrasje e gjermanit nga kroati, shqiptari rrëfen ngjarjen!

Në qytetin gjerman, Augsburg, gjatë mëngjesit të sotëm, një 29 vjeçar i nacionalitetit kroat ka vrarë një gjerman, deri sa ishin ne orarin e punës.

Pasi e ka kryer vrasjen, kroati i paidentifikuar ka vrarë edhe veten, transmeton Indeksonline.

Dëshmitar i këtij rasti ishte edhe shqiptari, Bekim Behluli i cili e kishte parë ngjarjen.

Pas të shtënave me armë, 30 vetura policie dhe 150 forca policore ishin paraqitur në vendin e ngjarjes.

Augsburgi gjendet 60 kilometra larg Mynihut dhe pesë mijë shqiptarë jetojnë në këtë qytet./Indeksonline/