18:45 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Vrau dhe dogji të pastrehun në Greqi, i riu shqiptar bie në prangat e policisë

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia greke, pasi ka vrarë dhe ka djegur për së gjalli një të pastrehë në Chania të Kretës, Greqi.

Protothema.gr shkruan se 27-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua nga policia, për vrasjen e një 53-vjeçari të pastrehë, të cili më pas ne dogj brenda një pallati të braktisur.

Mësohet se pas orës 11 të mëngjesit sot i riu u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Chania. Rasti i të riut nga Shqipëria po hetohet nga efektivët e Nën drejtorisë së Sigurisë Chania.
Ndaj 27-vjeçarit është ngritur padi për vrasje me mashtrim dhe zjarrvënie.

Gjithashtu shqiptari është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi në kontrollin e shtëpisë së tij nga policia janë gjetur thika.

Nga hetimet policore dhe hetimet paraprake rezulton se emigranti shqiptar ka plagosur për vdekje me shufra hekuri 53-vjeçarin gjatë një konflikti mes tyre për një arsye të parëndësishme dhe më pas, kur in riu ka kuptuar se 53-vjeçari kishte vdekur, i vuri zjarrin pallatit të braktisur, duke menduar se në këtë mënyrë do fshinte gjurmët e krimit makabër.