Vrella i jep mbështetje të fuqishme Ukë Blakajt për deputet në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i AAK-së në Gjermani, njëhjeresh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga ky subjekt, Ukë Blakaj ka zhvilluar një bashkëbisedim në Vrellë të Istogut me qytetarët lidhur me prioritetet dhe vizionin e AAK-së në kuadër të programit zgjedhor.
Blakaj ka falëndëruar qytetarët e Vrellës për mbështetjen, si dhe miqtë e tij, Gani Dreshaj dhe Idriz Blakaj për angazhimin shumëvjeçar për Aleancën, respektivisht për Kosovën. Blakaj mban numrin 37 në listën e AAK-së për deputet.