17:39 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vritet diplomati turk në qytetin kurd të Irakut

Mediat botërore raportojnë se zëvendës konsulli i Turqisë, ka humbur jetën gjatë të shtënave me armë në Erbil, rajonin kurd në pjesën veriore të Irakut.

Grupi i diplomatëve turq po shijonin drekën në një restorant, kur persona të panjohur i sulmuan rreth orës 14:00 sipas kohë lokale duke i qëlluar me armë zjarri.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një gjë është e sigurt vetëm sa do të tensionohet edhe më shumë situata mes turqve dhe kurdëve që jetojnë në territorin e Irakut, Sirisë dhe Turqisë.