09:47 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vritet një 54 vjeçar në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 03:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Një person i moshës 54 vjeçare me inicialet B.I është vrarë nga persona të dyshuar me armë zjarri.

Rasti është konfirmuar për “Indeksonline” nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, të cilët kanë treguar se është hapur rasti si vepër penale “Vrasje e Rëndë”.

“Një person B.I 54 vjec, nga persona te dyshuar është plagosur me arme zjarri dhe i njëjti pas transportimit ne QKUK ka ndërruar jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tutje, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, që hetuesit policor janë duke punuar për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Indeksonline/