19:44 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vritet një person në Çair

Pak para orës 18:00, sot në rrugën “Xhon Kendei”, në lagjen e Çairit të Shkupit, përballë Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”, është qëlluar me armë zjarri një i ri.

Alsat jozyrtarisht mëson se është qëlluar me armë zjarri Burim Idrizi, i lindur në vitin 1993, i cili deri në momentin e dërgimit në qendër urgjente ka qenë me shenja jete, megjithatë raportohet se më vonë iu është nënshtruar plagëve.

Nuk dihet se sa persona kanë qëlluar në drejtim të Idrizit, por se kanë gjuajtur nga një automjet në lëvizje. Po ashtu nuk dihen motivet e sulmit.

Në vendngjarje arritën ekipet e policisë, hetuesisë dhe ndihmës së shpejtë, ku  po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.