21:42 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Vritet një person në një kazino në Lipjan

Një person është vrarë sonte në një kazino në Lipjan. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Aktualisht vendi i krimit është siguruar dhe hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e vrasjes, raporton Indeksonline.

Nuk ka ende informacione për autorin e krimit ndërsa sipas policisë së shpejti do të dilet me informacione shtesë përkitazi me ngjarjen e rëndë.

Rikujtojmë se javën e kaluar edhe në Suharekë ndodhi një vrasje në kazino ku i dyshuar është një pjesëtarë i Policisë së Kosovës i cili ndodhet prapa grilave./Indeksonline/