20:30 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / B O

Vritet një shqiptar në Brazil, dalin pamjet kur qëllohet nga një person tjetër

Ilir Zelka u ekzekutua dy ditë më parë në Sao Paulo teksa ishte duke konsumuar mëngjes në Bar Restorant “Zurich”.

47-vjeçari shqiptar qëllohet nga një person që afrohet me motor dhe që mban në kokë kapele dhe syze, ndërsa në njërën dorë ka edhe kaskën e motoçikletës.

Zelka u dërgua me urgjencë në spital por pa mundur ti shpëtojë plagëve të marra, ndërkohë që Policia braziliane nuk ka asnjë pistë zyrtare për ekzekutimin e tij.