12:51 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Vritet një tjetër shqiptar në burgjet greke

Një tjetër shqiptar është vrarë sot në burgjet greke. Gazetari Shpëtim Zinxhirija me banim në Athinë bën me dije se ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallasë, ku i vdekur ka mbetur një i burgosur me origjinë nga Shqipëria.

29 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është mësuar ende, është qëlluar me thika gjatë një perleshjeje në burg duke humbur jetën gjatë dërgimit në spital.

Mediat greke bëjnë me dije se dy të burgosur rus e sulmuan me thikë.

Kjo është vdekja e dytë gjatë 20 ditëve të fundit të shqiptarëve në burgjet greke, ç’ka tregon se nuk kemi të bëjme me një rastësi nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të të vrarëve me origjinë shqiptare gjatë muajve të fundit në këto burgje.