16:59 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Vritet reperi Red Boy derisa ishte “Live” në Instagram

Reperi i Kalifornisë, Red Boy, ka ndërruar jetë të enjten (me 8 korrik) derisa ishte në makinën e tij.

21 vjeçari emri i të cilit është Zerail Dijon Rivera ishte live në Instagram me një shok tjetër, transmeton Indeksonline.

Të dy ishin duke biseduar teksa u dëgjuan të shtëna armësh.

Raporti zbulon se Red Boy u qëllua në fytyrë dhe u shpall i vdekur.

Kapone ndau këtë lajm të hidhur në Instagram.

Ai postoi një video të Indian Red Boy duke kërcyer duke ndarë një mesazh.

“LLINDIANREDD. TE DUA GANKG ”shkroi ai krahas këtij publikimi./Indeksonline/