22:39 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vritet sulmuesi në Strasburg gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë

Sulmuesi me armë në Strasburg të Francës ka vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

29-vjecari, Cherif Chekatt është qëlluar për vdekje nga policia franceze në një depo në zonën Neudord, Meinau të Strasburgut, pasi ata u përpoqën ta arrestonin atë.

Më shumë se 700 oficierë ishin përfshirë në kërkimin e tij, derisa atë e gjetën të fshehur në një depo.

Sulmuesi ishte i pajisur me armë dhe thikë.

Nga sulmi i tij më armë afër një tregu të Krishtlindjes ai kishtë lënë të vdekur katër të vdekur, ndërsa mbi 10 të tjerë janë plagosur.

Chekatt ishte i njohur për të kaluarën kriminale dhe se disa herë kishte kërcenuar autororitetet franceze./Indeksonline/

Temat: