21:00 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sulm me armë në Francë, një i vdekur e dhjetë të plagosur

Pranë një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg ka ndodhur një sulm me të shtëna me armë zjarri.

Një person thuhet se ka vdekur, ndërsa, të paktën 10 janë plagosur, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Policia ka rrethuar zonën, derisa tramvajet tani kanë ndalur.

Incidenti thuhet se ka ndodhur afër një tregu të Krishtlindjeve në një nga sheshet qendrore pranë vendit Kleber.

Policia tani ka thënë se e dinë identitetin e personit të armatosur dhe po përpiqen për ta gjetur atë.

Nuk është ende e qartë nëse tregu ishte objektivi i sulmit apo nëse ka ndonjë lidhje me terrorizmin. 

Ministria franceze e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pas të shtënave.//Indeksonline/