23:57 / E Diele, 15 Gusht 2021 / C E

Vuajti nga lëndimet, Hazarad ka një premtim për tifozët madrilienë

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard është i bindur se do të ketë një ndikim të madh në La Liga në sezonin 2021/22.

Anësori belg ka pasur dy sezone jo aq frytdhënëse në kryeqytetin spanjoll pas lëvizjes së tij nga gjigantët e Premier League, Chelsea, në vitin 2019.

Tifozët e Los Blancos nuk e kanë parë më të mirën e 30-vjeçarit në Madrid.

Një dëmtim i vazhdueshëm i kyçit të këmbës ishte problemi kryesor për Hazard sezonin e kaluar, por ish -lojtari i Lille është i vendosur të lërë çështjet e tij të lëndimeve prapa tij në muajt e ardhshëm.