14:40 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / A. M.

“Vuan nga sindroma e burrit të vogël”

Kryeministri britanik Boris Johnson ka habitur me deklaratën e fundit, ndërsa tha se Vladimir Putin nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën në se do të ishte grua.

“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë mendoj se si nuk do ta bënte. Ai ka nisur një luftë të çmenduri dhe dhune sepse është një ‘maskilist i sëmurë’”- deklaroi Johnson gjatë samitit të G7, ndërsa shtoi se duhet të ketë më shumë gra në pozita drejtuese.

Deklaratat e tij i mbështeti dhe ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallance, i cili tha se Putin vuan nga sindroma e “burrit të vogël”.

“Unë sigurisht mendoj se pikëpamja e Putinit për veten dhe botën është një sindromë e njeriut të vogël, një pamje maskiliste. Ju rrallë e dëgjoni frazën sindroma e gruas së vogël. Gjithmonë dëgjoni sindromën e mashkullit të vogël dhe ai e ka atë”- tha ai.