16:32 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq ankohet tek Qipro: Në Kosovë mund të ndodhë ndonjë katastrofë

Presidenti serb Aleksander Vuçiq gjatë ditës së sotme ishte për vizitë në Nikozia të Qipros, ku u taku me presidentin qipriot.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Vuçiq iu lut Qipros që të paralajmëroj Evropën për ndonjë katastrofë të mundshme në Kosovë pas rritjes së taksave, transmeton Indeksonline.

“E gjithë Evropa e dënoi, por nuk ka ndryshim të qëndrimin e Prishtinës.  Tani ata po bëjnë provokime të reja duke formuar ushtrinë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që kemi nënshkruar e arritur.”, tha presidenti Vuçiq, shkruan N1.

Ndërsa presidenti i Qipros Nicos Anstasiades tha se e respekton sovranitetin e Serbisë dhe po ndihmon Beogradin gjatë rrugës së saj për në BE.

Qipro është njëra nga pesë shtetet  e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/