08:39 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq anulon urdhrin për gatishmëri të ushtrisë që e mori kur Thaçi vizitoi Ujmanin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka anuluar urdhrin për gatishmëri ushtarake dhe reagim të shpejtë.

Vendimin në fjalë Vuçiq e mori mëngjesin e sotëm bashkë me Komandantin Suprem të Ushtrisë së Serbisë, transmeton Indeksonline.

“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq për anulimin e gatishmërisë së forcave të reagimit të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar në mediat serbe.

Urdhërime për gatishmëri ushtarake Vuçiq e mori pikërisht në ditën e vizitës së presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit dhe në territorin e veriut në përgjithësi. Gatishmëria luftarake dhe e ushtrisë u ngrit në nivelet më të larta në Serbi, pikërisht për këtë arsye.

Thaçi ka qëndruar në Ujman i përcjellur nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës./Indeksonline/