12:09 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vuçiq arrin në sheshin “Car Llazar”, iu drejtohet qytetarëve

(I plotësuar) – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka arritur në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut.

Me këtë rast, Vuçiq është duke folur para qytetarëve lidhur me vizitën e tij dy ditore që pati në Kosovë.


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në këto momente po ndodhet në konvikt, aty ku mbrëmë kishte kaluar natën në Veri të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pas këtij vendi, Vuçiç do t’iu drejtohet qytetarëve para përmendores së “Car Llazarit”.

Ndërkohë, Vuçiq u poshtërua në Drenicë, pasi i njëjti nuk u lejua që t’a kryente vizitën e paraparë, ky vendim u mor nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas agjendës, Vuçiq pritet që në orën 13:00 të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./Indeksonline/