13:07 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq ‘çmend’ serbët: Kosova do ta fitoj sovranitetin dhe pavarësinë e plotë në tërë territorin e saj

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq së fundmi ka befasuar me deklaratën e tij.

Dukshëm vërehet se ai ka nisur të ‘dorëzohet’ sa i përket Kosovës. Vuçiq ka thënë se Kosova në të ardhmen do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin por jo për shkak se ai do ta njoh atë, por për shkak se nuk ka mundur ta kalojë zgjidhje që ai ka ofruar, duke mos specifikuar se çka ofroi ai.

“Ajo që është ofruar nuk mund të kalojë për shkak të presionit të madh të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës.”, tha Vuçiq- transmeton Indeksonline.

Tutje, ai tha se ata që e kritikuan nuk e kishin dëgjuar zgjidhjen apo propozimin e tij.

“Ju e shihni se çfarë lloj i hipokrizisë. Ju thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban propozimi, unë pajtohem se ju nuk e keni dëgjuar dhe ju jeni ata që më sulmoni. Ju që keni sulmuar atëherë keni shkatërruar gjithçka dhe nuk keni dashur të dëgjoni”, tha tutje Vuçiq.

Ndërsa kritikoj opozitën e Serbisë se nuk paraqiti propozimin e saj për çështjen e Kosovës. /Indeksonline/