21:55 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq: Do shkoj në Këshill të Sigurisë për të thënë të vërtetën për Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuqiç ka thënë se do të shkojë të hënën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pa marrë parasysh se a do të jetë e hapur për publikun, siç th ai “për të thënë të vërtetën për shkak të vendimit të Prishtinës për të formuar ushtrinë”.

“Unë do të shkoj në seancë, pa marr parasysh nëse do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun. Do të them të vërtetën, se sa përpjekje dhe energji kemi investuar dhe unë do t’u them atyre që janë të inkurajuar të mbështesin dialogu dhe zgjidhja e kompromisit”, tha Vuqiç, rpaortojnë mediat serbe.

Sipas tij, Marrëveshja e Brukselit për Beogradin ka qenë “kompromis i vështirë, por Beogradi ka plotësuar obligimet e tij.

Vuqiç po ashtu ka thënë se nuk është i mahnitur me rezolutën, të cilën e ka miratuar sonte Parlamenti i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve.