Vuçiq: Do të takohem me Thaçin pavarësisht se do të jetë e dhimbshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron në Austri së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës në Forumin e Alpbach, ka thënë se do të bisedojë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi pavarësisht faktit se sa e vështirë do të jetë.
“Do të takohem dhe do të flas me Thaçin, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo, sepse kur nuk ka diskutime, atëherë ekziston rreziku që serbët të jenë të kërcënuar”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Po ashtu, i pari i Serbisë ka folur edhe për takimet me partnerët ndërkombëtarë me të cilët ka diskutuar për mënyrën se si duhet të zgjidhet çështja e problemit të Republikës së Kosovës.
Vuçiq ka thënë se do të luftojë që të ruaj atë që është e mundur.