12:21 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq do të vizitojë vendin ku u vra Ivanoviq, do të vendos edhe kurorë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë përgjatë të shtunës dhe të dielës.

Vuçiq vizitën e tij do ta bëjë pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci,drejtësi’, Oliver Ivanonviq, i cili u vra para zyrës së tij në Mitrovicë.

Vuçiq me këtë rast vizitën e tij do ta nisë në vendin e kryerjes së vrasjes ku edhe do të vendosë një kurorë, transmeton Indeksonline.

Ai pritet që përgjatë kësaj vizite të realizojë takime dhe biseda me serbët në Kosovë, siç thuhet për t’i inkurajuar pas ngjarjes tronditëse që ndodhi së fundi./Indeksonline/